Skip to content

U ther me thikë dhe e dogjën për së gjalli, gjendet trupi i pajetë i një siriani në Kosovë

Mëngjesin e kësaj të premteje një shtetas sirianë u gjet i vdekur në një banesë të pabanuar në lagjen Ulpianë, në Prishtinë.

Mediat kosovare bëjnë me dije se personi ende i paidentifikuar fillimisht është therur me thikë dhe më pas është djegur i gjallë brenda banesës.

 “Rreth orës 09:00 është pranuar informata për një zjarr në një shtëpi në rrugën “Musine Kokalari” në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Menjëherë njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Bazuar në të dhënat fillestare nga këqyrja  e vendit të ngjarjes, dyshohet për një person të vdekur ( shtetas i huaj)  në rrethana të dyshimta brenda objektit të përfshirë nga zjarri”, tha policia vendase.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb