Skip to content

Votojnë këta gjimnazistë?! Basha shkrep foto i emocionuar krah të rinjve: Do t’i fitojmë zgjedhjet

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka shkrepur një selfie në krah të disa të rinjve.

Bashkëngjitur fotos, Basha shkruan se emocionohet kur takohet me të rinjtë që do të votojnë Partinë Demokratike.

Ai shprehet i bindur se do të fitojë zgjedhjet për t’i sjellë një të ardhme brezit të ri.

“Gjithmonë emocionuese kur takohem me të rinj qe do të votojnë Partinë Demokratike!

Ne do t’i fitojmë zgjedhjet për t’i sjellë një të ardhme më të mirë brezit të ri. Së bashku për ndryshimin! Shqipëria fiton! Ju dua!”, shkruan Basha!

Nga foto ne fakt duken te vegjel per te votuar, gjimnaziste te viteve te para, keta me te cilet eshte takuar Basha.

Kete e perforcon dhe nje burim qe njeh nje pjese te ketyre femijeve, qe tha se gjysma nuk kane arritur vitin e kater gjimnazh!

Pra jane nen moshen 18 vjec per te votuar me 25 prill!