Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka sulmuar Kosovën duke thënë se ata kërkojnë vetëm që Serbia t’i njohë ata dhe nuk bëjnë asgje tjetër.
Këtë deklaratë e bëri pas një takimi që pati me përfaqësues të listës serbe në Kurshumli, nga ku ai theksoi se Kosovës nuk i pëlqen asgjë, dhe shtoi se Serbia nuk mendon sei Kosova në lidhje me njohjen e saj.
“Prishtina vetëm dëshiron që Serbia ta njohë Kosovën dhe asgjë më shumë. Nëse ata mendojnë se kjo është reale dhe e mundur, mirë për ta, por ne nuk mendojmë.
Atyre nuk iu pëlqen asgjë. E vetmja gjë që ata duan është që Serbia të njohë Kosovën dhe asgjë më shumë”, u shpreh Vucic.
Presidenti Vuçiç premtoi përkrahje financiare për të ndihmuar serbët në Kosovë që të punësohen e për të realizuar projekte infrastrukturore. Në fund ka falënderuar të gjithë ata që kanë votuar Listën Serbe.
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb
