Skip to content

Goditet grupi kriminal italo-shqiptar në Spanjë, sekuestrohen 300 kg kanabis (Detajet)

Policia Spanjolle ka goditur ditën e sotme një grup kriminal italo-shqiptar që merrej me kultivimin e kanabisit.

Policia njofton se ka arrestur 8 persona, mes të cilëve dhe shtetas shqiptarë, ndërkohë 5 nga këta persona janë lënë në burg.

Në total, u sekuestruan 300 kg kanabis. Kamioni që do të përdorej për të transportuar lëndët narkotike u kap disa minuta para se të nisej ngarkesa. Policia sekuestroi gjithashtu kamionin, gjashtë makina, 16 celularë dhe 8,460 euro.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb