Skip to content

Makinat bëhen copë në Elbasan, brenda njërit prej mjeteve dhe një grua shtatzënë

Nje aksident automobilistik është regjistruar para pak minutash në Elbasan. Dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin, në vendin e njohur si “Fusha e Loparit”, pranë shkollës Jorgji Dilo.

Një mjet tip Mercedes i cili drejtohej nga një vajzë është përplasur me një mjet tip fuoristradë. Paraprakisht dyshohet se shkak i përplasjes të jetë bërë shpejtësia me të cilën ka qenë duke lëvizur mjeti tip fuoristradë.

Fatmirësisht nga përplasja janë shënuar vetëm dëme materiale, ndërsa dy drejtuesit mësohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore. Tronditje ka pësuar vajza e cila sipas burimeve nga vendngjarja thuhet se është shtatzënë, çka ka bërë që edhe ambulanca të mbërrijë me shpejtësi  për ta dërguar drejt spitalit.

Ndërkohë mbërritja e policisë ka shërbyer edhe për të ulur tensionin pasi pas përplasjes ka patur ngritje zëri mes dy drejtuesve.

/faxweb