Dejan dhe Filip Stankovic.
Filip Stankoviç ka reaguar mjaft ashpër pas eliminimit të Crvena Zvezda mbrëmjen e djeshme nga Milani në San Siro.
Filip, djali i ish-futbollistit të Interit Dejan Stankoviç që drejton ekipin serb, shkruajti në Instagram: “Krenar për ty baba. Milan copë m***”.
Mirëpo, 19 vjeçari ka bërë shpejt prapakthehu dhe e ka fshirë postimin. Gjithsesi, këto fjalë kanë bërë xhiron e botës dhe kanë shkaktuar zemërim të madh te tifozët kuqezi të rivalit për titull.
Filip aktualisht është lojtar i Interit. Ai luan si portier i tretë i zikaltërve me shpresën që një ditë do të zërë një vend titullari ashtu si babai i tij.
Mbrëmjen e djeshme Milani barazoi 1:1 në San Siro. Ndeshja e parë në serbi u mbyll me rezultatin 2:2 dhe në këtë mënyrë Milani u kualifikua më tej për shkak se ka shënuar më shumë në fushën e huaj.
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb
