Skip to content

Përkeqësohet situata në Itali, regjistrohet shifra rekord e rasteve të reja për vitin 2021

Italia ka regjistruar ditën e sotme shifrën rekord të rasteve të reja me Covid-19 për vitin 2021, teksa 20.499 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në 24 orët e fundit.

Shifër më e lartë se kjo në vitin 2021 është shënuar vetëm në datë 1 janar, kur 22.111 rezultuan pozitiv.  Niveli i pozitivitetit është rritur në 6.3%, shifër kjo alarmante për ekspertët.

Viktimat në 24 orët e fundit janë 253, në ulje të dukshme nga dita e djeshme, ku ishin 308. Lombardia konsiderohet  sërish vatër e përhapjes së infeksionit, me bilancin më të madh me distancë, 4557 raste, e ndjekur nga Emilja Romanja me 2575 dhe Kampanja me 2519.

Në momentin që ulim masat, epidemia fillon të përhapet menjëherë. Kjo do të thotë që popullsia që rrezikon infeksionin është ende shumë e madhe. Ndërkohë po bie mosha e të infektuarve, që pasqyrohet edhe në rritjen e rasteve në shkolla”, deklaroi drejtori i Parandalimit të Sëmundjeve në Ministrinë e Shëndetësisë, Gianni Rezza.

Tre rajone do të kthehen në zona portokalli, pikërisht Lombardia, Piemonte dhe Marke, ndërkohë që Basilikata mund të shndërrohet në të kuqe, edhe nga mungesa e shtretërve spitalorë në atë rajon.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb