Skip to content

“Intimidon personat që marrin ndihmë ekonomike”, PD nuk i ndahet Ballës: Kur të mos ketë më bablok do shkoj përpara drejtësisë

Partia Demokratike ka reaguar sërish për kallëzimin e bërë në SPAK ndaj Taulant Ballës, dhe përgjigjes ironike të dhënë nga ky i fundit se pas zgjedhjeve Gazmend Bardhi do të padisë në SPAK të gjithë demokratët e Elbasanit për tradhëti.

NBë deklaratën e PD-së thuhet se PD ka depozituar prova konkrete se si Balla intimidon personat që marrin ndihmën ekonomike përmes telefonatave.

DEKLARATE E PD:

Taulant Balla është mësuar që të bëjë edhe shkelje më të rënda se kjo për të cilën është kallëzuar në SPAK, dhe tja hedhë, sepse ka pasur mbrojtjen e Edi Ramës. PD ka depozituar prova konkrete se si “Shtabi i tij i Peshkut” intimidon personat që marrin ndihmë ekonomike, përmes telefonatave.

Taulant Balla nuk del dot në qytet, dhe nuk mund të shfaqet para qytetarëve për shkak të mashtrimeve elektorale dhe abuzimit me pushtetin, ndaj vepron me metoda presioni ndaj qytetarëve në nevojë. Ne do të bëjmë publike evidencat që kemi dorëzuar në prokurori. Do të merremi me faktet.

Deklaratat që burojnë nga dëshpërimi i humbjes së sigurtë, dhe nga angazhimi që kemi për të hetuar aferat korruptive sapo të vijmë në pushtet, le t’i mbajë për t’u ngushëlluar edhe këto pak ditë që i kanë ngelur. Pas 25 Prillit, Taulant Balla do të jetë një subjekt i drejtësisë, pasi të jetë ndëshkuar me votën masive në gjithë Qarkun e Elbasanit, dhe pasi të mos ketë bablok që e mbron para ligjit.

Më 25 Prill #ShqipëriaFITON

/faxweb