Skip to content

Shkrumbohet gjatë natës makina në Sarandë, ishte e parkuar pranë një biznesi

Një automjet është djegur pothuajse plotësisht gjatë natës në Sarandë. Automjeti tip benz me targë SR 6605 B, ndodhej i parkuar përpara një biznesi në fshatin Gjashtë, bashkia Sarandë.

Shkaku i djegies ende nuk dihet, por paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje të qëllimshme, ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën përreth.

Policia, e cila u ndodh në vendngjarje  ka nisur hetimet për të zbardhur shkakun e djegies së mjetit dhe gjetur autorët, në rast se kemi të bëjmë me ngjarje të qëllimshme dhe jo aksidentale.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb