Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar 25 vjeç, i cili rrahu dhe grabiti një prostitutë, në zonën Monticelli Terme.
Arrestimi u bë pasi një grua me kombësi të huaj telefonoi karabinierët, duke bërë denoncimin se ajo kishte hipur në makinën e të riut për të kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të pagesës.
Në përfundim ajo jo vetëm që nuk është paguar por është sulmuar fizikisht nga shqiptari i cili i vodhi dhe çantën me dokumentet dhe 100 euro brenda, shkruan “Gazeta di Parma”.
Pas denoncimit policia arriti të identifikonte të riun dhe e arrestoi në banesën e tij në Monticelli Terme, ku pas një kontrolli i’u gjet dhe shuma e vjedhur.
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb
