Skip to content

Fol me mua/“Atdhetarizëm apo budallik?”, kampionja Shala tregon përse nuk e ka tërhequr kurrë pasaportën e këtij shteti

Sportistja Klodiana Shala gjatë emisionit ‘Fol me mua’ tregoi për ofertat e ndryshme që ka pasur nga shtetet e tjera për t’i përfaqësuar në kampionatet e ndryshme.

Ajo tha se në vitin 2004 ka dalur e para në të gjithë Greqinë dhe nga kjo gjë më pas do të shkonte në kampionatin botëror për të përfaqësuar këtë shtet, ata brenda dy javësh i kanë nxjerrë pasaportën, por thotë se nuk e ka tërhequr kurrë atë pasaportë.

“Oferta nga shtete të ndryshme kam pas nga Kanadaja, kam pas nga Australia, nga Qipro, Gjermania kur mua më ofruan dhe bursen, por familja nuk pranoi sepse isha në moshë 15-vjeçare shumë të vogël.

Në Greqi ka qenë pjesa e 2004 kur unë jam stërvitur në Athinë për efekt sepse nuk kisha stadium ku të stërvitesha në Shqipëri, nuk kishim pjesën e tartanit që fatkeqësisht prap Tirana nuk e ka pjesën e tartanit ku të stërviten.
Në 2004 pata ofertën e Greqisë sepse ato më quanin si vajzën e vet, se me thënë të drejtën në atë kohë ka qenë racizmi fjala kryesore Shqipëri-Greqi, por mua më kanë trajtuar me të vërtet me vlera maksimale, më hapën dyert.

Nëse klikohet në Ministrinë e Jashtme të Greqisë mua në ‘95 më kanë bërë pasaportën greke, por unë nuk e kam pranuar për ta marrë. Tani e them, budallallik. Unë dola e para e gjithë Greqisë dhe unë përfitova për të shkuar në kampionatin botëror për moshat për Greqinë dhe automatikisht ato brenda dy javësh më nxorrën pasaportën sepse unë mbas një muaji merrja pjesë dhe unë nuk e kam tërhequr kurrë atë pasaportë. Tani unë nuk e di pse, a ka qenë budallallik apo atdhetarizëm”, tha sportistja Shala.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb