Kryeministri Edi Rama mori pjesë ditën e sotme në një takim me kandidatët e mundshëm për deputet, të cilët kanë garuar për të fituar një vend në lista përmes platformës “Deputeti që duam” të hapur nga Partia Socialiste. Rama në pyetjet e tij kërkon nga kandidatët të evidentojnë problematikat e PS-së ose defektet e tij personale.
Një kandidatëe iu përgjigj troç duke i thënë kryeministrit se je arrogant.
Rama: Çfarë s’të pëlqen tek unë?
Kandidatja: Më pëlqen që jeni i drejtëpërdrejtë…
Rama: Fol troç, mos ki asnjë frikë..
Kandidatja: Jeni i drejtëpërdrejtë, por kjo ka dhe anën e vet negative. Sepse i vendosni në ndrojtje njerëzit që keni përballë.
Rama: Shumë e butë kjo akuzë, ma thuaj pra troç..
Kandidatja: Jeni pak arrogant.
Rama: Ok, e the butë, e di që shumë e thonë këtë, mbase jam, por mendoj që ajo që mua më etiketohet si arrogancë është në fakt drejtëpërdrejtësia, e folura troç dhe mbrojtja e këmbëngulja e bindjeve të mia.
/faxweb
