Skip to content

Me dy lista më 25 prill, PD e LSI bashkojnë slloganet. Basha e Kryemadhi nëshkruajnë sot marrëveshjen paszgjedhore

Partia Demokratike e Shqipërisë e drejtuar nga Lulzim Basha dhe Lëvizja Sociaiste për Integrim, me drejtuese Monika Kreyemadhin, do të firmosin paraditen e 1 marsit, marrëveshjen paszgjedhore te koalicionit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Marrëveshja e tyre do të firmoset nën sloganin “Shqipëria, shtëpia që fiton”.

Ajo që bie në sy është se ky është një slogan i shkrirë mes atij të PD-së dhe LSI-së.

Sjellim në kujtesë se PD dhe LSI vendosën të dalin me dy lista në zgjedhje.