Skip to content

Mianmar, akuza të reja ndaj lideres së rrëzuar nga pushteti

Ndaj lideres së rrëzuar në Mianmar, Aung San Suu Kyi, e cila u arrestua pasi ushtria mori pushtetin, janë drejtuar akuza të reja.

Sipas lajmeve në shtypin e Mianmarit, thuhet se Suu Kyi në gjykimin e zhvilluar në gjykatën ushtarake mori pjesë nëpërmjet video konferencës.

Krahas akuzave të mëparshme ndaj Suu Kyi, në gjykim u konfirmua edhe akuza për “kryerjen e deklaratës ose përhapjen e retorikës që do të nxisë opinionin publik në shqetësim”.

Të akuzuarit për këtë vepër penale në Mianmar mund të dënohen deri në 2 vite burg.

Seanca e ardhshme për Suu Kyi planifikohet që të mbahet më 15 mars.

Më parë ndaj Suu Kyi e cila mbahet në paraburgim që prej 1 shkurtit kur ushtria në Mianmar bëri grushtin e shtetit, ishin drejtuar akuzat për “shkelje të ligjeve të importit dhe eksportit të vendit”, për posedimin e radiomarrësve dhe veshjeve të policisë të futura në mënyrë të paligjshme në Mianmar.

Grushti ushtarak në Mianmar

Ushtria e Mianmarit pas pretendimeve nga grupet e afërta politike pranë saj për mashtrime në zgjedhjet e 8 nëntorit 2020 dhe pas rritjes së tensioneve në vend, mori pushtetin më 1 shkurt.

Teksa ushtria shpalli gjendje të jashtëzakonshme për një vit, në vend më pas u arrestuan shumë zyrtarë dhe drejtues të tjerë të partisë në pushtet, përfshirë edhe ministren e Jashtme, njëherësh lideren e vendit, Aung San Suu Kyi.

Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë OKB-në, Bashkimin Evropian (BE), shumë vende si dhe Turqia, reaguan ashpër ndaj puçit ushtarak. SHBA-ja, Kanadaja dhe Britania e Madhe zbatuan sanksione ndaj zyrtarëve që luajtën rol në grushtin e shtetit.

Kundër grusht shtetit në vend populli filloi protesta më 6 shkurt me kërkesën për kthimin në demokraci, ndërkohë që policia ndërhyri ndaj protestuesve.

Më 13 shkurt, me arsyen se në median sociale kanë bërë komente në mbështetje të protestave kundër grushtit të shtetit, u dha vendimi për arrestimin e 7 personave përfshirë në mesin e tyre aktivistë të famshëm pro demokracisë dhe një këngëtar.

Kombet e Bashkuara njoftuan se të paktën 18 persona kanë humbur jetën në ndërhyrjen e forcave të policisë ndaj protestave kundër puçit ushtarak në Mianmar.