“Nëse doni të bëheni të pasur mos u merrni me politikë, se duke u marrë me politikë nuk bëhesh i pasur”.
Ky ishte një nga mesazhet që iu drejtua të rinjve Agron Shehaj, drejtues politik për Tiranën në Njësitë 5 dhe 7 në Tiranë për PD-në, me të cilët ndau arsyet që e shtynë të përfshihet në politikë dhe vlerat e parimet ku ai beson.
Ai u tregoi rrugëtimin e tij në biznes dhe arsyet që shtynë të përfshihej në politikë. Sipërmarrësi i njohur theksoi se në politikë është futur për të qenë pjesë e vendimmarrjes të ndryshimit.
Ai e vuri theksin tek domosdoshmëria që ka vendi për politikanë të ndershëm, që të besojë në vlera dhe të luftojnë korrupsionin.
“Një njeri duhet të futet në politikë nëse do realisht të japë një kontribut për vendin. Unë nuk kam asnjë siklet e jua them dhe juve: nëse doni të bëheni të pasur mos u merrni me politikë, se duke u marrë me politikë nuk bëhesh i pasur, kemi pasur shembuj plot që janë bërë të pasur përmes politikës, por unë nuk do t’ua këshilloja. Ka mënyra të tjera për tu bërë i pasur pa u bërë hajdut, pa tradhëtuar votën e njerëzve dhe besimin e njerëve”, tha Shehaj.
Ne fakt ky duket nje ap[el kunder rrymes, pasi deri me tani, shumica e pollitikaneve shqiptare jane pasuruar nga politika. Madje rendshem!
