Skip to content

Meta: Iu paralajmërova për tërmetin, gazeta TemA thoshte u çmend presidenti. Më 26 prill jap dorëheqjen, do iu pres dorën atyre që vjedhin. Do ta shikoni

Ilir Meta gjatë një intervistë dhënë për Neës 24, ka thënë se Edi Rama nuk e ka dëgjuar për asgjë atë, as kur paralajmëronte për tërmetet.

“Presidenti paralajmëronte se do bjerë tërmet, Rama vinte dhe e nxirrte lajmin në media.

Dilte gazeta TemA e shkruante u çmend presidenti. Fakt është që tërmeti ra, siç thashë unë dhe s’u mor asnjë masë”, tha ai.

Meta ndërkohë ka thënë se më 26 prill do të japë dorëheqjen nëse vidhet edhe një votë, ndërsa vjedhësve do t’iu presë dorën.

E pyetur nga gazetarja Marsela Karapanço se çfarë do të bëjë dhe si du ua presë dorën, ai tha prisni dhe shikoni.

“Nuk më intereson fare çfarë ka bërë zonja Kryemadhi. Ajo që nuk ia fal zonjës Kryemadhi si kryetare e LSI-së, është lënia e mandateve në Parlament.

Në demokraci nuk ka asnjë cm boshllëk dhe çdo boshllëk që e lë opozita shkon në interes të kapjes së pushtetit.

Unë jam në krye të shtetit. Mua më intereson që vota e qytetarit të jetë e barabartë.

Vetëm referendumi i 25 prill i çel negociatat. Zgjedhjet janë çdo gjë. Këtë duhet ta kuptoj çdo qytetar. Çdo qytetar i shet votën nuk ka të drejtë t’i kërkojë atij që e qeveris nesër llogari.

E dyta, çdokush që nuk shkon të votojë nuk ka të drejtë të ankohet.

Më 25 prill do t’ia bëjmë me dije CNN, Al Jazera se jemi popull shqiponjash dhe jo popull sorrash.

Një votë po u prek, do pritet një dorë”, vijoi Meta.

(TemA)