Ilir Meta ka kërcënuar përfaqësuesit amerikanë në Shqipëri.
Ai tha se i kap për veshi ata, kur u pyet a ka frikë nga reforma në drejtësi.
Meta i paralajmëroi ndërkohë amerikanët, të mos i dalin për zot Ramës më 25 prill, nëse shkakton probleme.
“Amerikanët e Edi Ramës, Ilir Meta i kap për veshi.
Flas për Ilir Metën si person, jo si president.
E dini ju si u flas unë atyre, kur vijnë edhe bëjnë maskarallëqe në emër të Edi Ramës.
Ndaj ju bëj thirrje të mos guxojnë t’i dalin për zot Edi Ramës, nëse bën ndonjë shkelje më 25 prill.
Se nëse preket një votë, do të krijohet një situatë dramatike”, tha Meta.
(TemA)
