Skip to content

Kërkohet nga ”qielli dhe nga toka” për vrasjen e Kastratit, i riu nga Fushë-Kruja jep intervistë: Nuk dorëzohem, kam të gjitha kamerat ku kam qenë ditën e vrasjes (Babai i tij bën dëshminë e fortë)

Një prej personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, Elmir Tufa, edhe pse është një prej më të kërkuarve nga Policia ka dhënë një intervistë për gazetarin Spartak Koka, ku ka zbuluar se ndodhet në territorin shqiptar. Ai pretendon se në ditën kur ka ndodhur vrasja e Kastratit ka qenë në Krujë, dhe këtë mund ta vërtetojë qoftë me tabulatet e telefonit, qoftë me pamje filmike.

“Nuk jam në Kosovë, jam në Shqipëri. Me vrasjen e Kastratit nuk më lidh asnjë lloj gjëje, unë atë ditë kam qenë në Krujë, nga pra 7 e mëngjesit, ishim atje në krujë, aty kam qenë në kafe, kam dy avokatë dëshmitarë, kam edhe njerëz të tjerë që më njohin.

Kam folur edhe në telefon me dikë, që do të shkoja në Krujë, jam ulur në kafe pranë një banke, kam marrë prapë në telefon, unë kam qeliza telefonike se unë atë ditë kam qenë në Krujë, kam qenë deri nga ora 11 e ca, kam shkuar te panorama kam ngrënë bukë, kam shkuar te posta, në market. Në orën 9 e 12 minuta, kam pamje filmike që kam qenë duke hyrë në një market.

Unë i kam që të gjitha, me pamje sigurie, edhe deklaratat, kam mbi 20 dëshmitarë. Ngjarjen e kam parë kur e keni dhënë ju në emision, që akuzohesha. E kam parë në portale, në rrjetet sociale vrasjen. Nuk e njoh fare Shkëlzen Kastratin, nuk njoh fare njeri, as kam qenë ndonjëherë në ato zona, në Fier mund të kem shkuar para 6-7 muajve.

Numrat e telefonit janë në emër të disa miqve të mij, por unë i kam përdorur prej kohësh, kam komunikime me familjarët e mij. Në Krujë kam shkuar sepse kishte gjyq një miku im, dhe për të takuar një shokun tim.

Kam siguruar pamje vetëm te marketi, te posta nuk mi japin, nuk më është bërë asnjë kontroll, kam dalë ditë për ditë, kur më doli emri nuk shkova në Polici që të interesohesha, kam kërkuar që të marr kamerat dhe deklaratat e njerëzve, që kanë qenë me mua”, shprehet Tufa.

Ndërkohë që ai ka nxjerrë dhe një video, ku shihet se ka qenë në orën 09:11 minuta pranë një marketi në Krujë.

“Shihe kur kam parkuar makinën në orën 9 e 11 minuta, veçse aty jam me mjekër, kam shkuar të posta. Kur Policia ka shkuar për kontroll, atje ka qenë e gjithë familja ime, babai, mamaja, motra, nusja dhe dy djemtë, kam qenë gjithë ditëve në rrugë, dhe deri në datën 17 Shkurt nuk kam pasur asnjë kontroll”, thotë Tufa.

Ai tregon se të dyshuarin tjetër për ngjarjen, Albert Zajën e njeh pasi janë nga i njëjti fshat, por mohon që ai ti ketë treguar ndonjë plan për përfshirjen në vrasje.

“Albert Zajën e njoh se jemi nga një fshat, kemi ngrënë bukë, kemi pirë kafe së bashku. Jo nuk e di fare se ku ndodhet ai, nuk di gjë se çfarë ka bërë se çfarë nuk ka bërë ai. Nuk jam në dijeni fare të asgjëje. Nuk e di, unë thjesht kam ngrënë bukë me të, kam hypur në makinën e tij, 2-3 ditë më parë vrasjes, më merrte psh, me shokë të tjerë, pinim kafe, hanim bukë. Jo , nuk më ka folur fare për asgjë, për asnjë plan, nuk e di fare ku e ka ble makinën, ka qenë me targa shqiptare, s’më interesoshin fare këto gjojna kshu.

Kishte 2-3 muaj që e kishte blerë audin, ka pas punuar te shpresa al. Unë kam pas punuar edhe jashtë edhe me një mobileri këtu në Nikël”, shprehet më tej i riu, baba i dy fëmijëve të mitur.

Ndërkohë që për një person tjetër të shpallur në kërkim për vrasje, Tufa thotë se nuk e njeh.

“Elson Xheçukën nuk e njoh fare, as si emër, as si fytyrë”, thotë ai, ndërsa jep dhe arsyet se pse derimë tani nuk është dorëzuar në Polici.

“Nuk dorëzohem në Polici, për arsye se po mbledh provat, kam çuar avokat, Policia e ka ditur që më parë këtë ngjarje. Në Polici do të dorëzohem kur të më thojë avokati, ai po ndjek çështjen, do çojë të gjitha pamjet, deklaratat, kur të më thojë ai do të dorëzohem, më oarë nuk kam pse të dorëzohem. Këta nuk shkojnë që të marrin pamjet te posta”, thotë Tufa.

Babi i Tufës shprehet se Policia i ka shkuar në banesë me kontrolle me drona, ndërkohë që nuk pranojnë të marrin kamerat e sigurisë.

“Çfarë shteti është ky që nuk mbledh kamerat. Ai që kanë nxjerrë në foto nuk është Elmiri, është djali që më kla vdekur para katër vitesh, ulin kokën njerëzit kur më shohin. Po pres që të kalojnë dyzetat, dhe do i çoj pleq familjes së Kastratit, oficerët e Policisë gjyqësore duan lekë”, shprehet babai i Tufës.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb