Skip to content

“Vampiri po na pi gjakun”! Basha me qytetarët: Gati plani për rimbursimin e atyre që kanë kaluar Covid

Kryetari i PD Lulzim Basha u takua me disa qytetarë në Tiranë në njësinë 4.

Teksa bisedoi me një qytetare që ka kaluar COVID-in, Basha u shpreh se PD ka gati një plan për rimbursimin e atyre që kanë kaluar COVID-19.

Basha theksoi se pjesë e kësaj pakete do të jetë edhe ndihma anti-COVID për biznesin.

Kreu i PD gjithashtu shtoi se taksa për bizneset që kanë xhiro nën 14 milion të reja do të jetë 0.5%.

Pjesë nga biseda

Qytetarja: Pensionin e kam 260. Duhet të merrja më shumë

Lulzim Basha: Në çfarë viti ke dalë në pension

Qytetarja: Kam dalë parë 6 vitesh. Unë kalova dhe COVIDIN. Nuk shkova në spital se thashë po vdes andej

Lulzim Basha: Sa të shkoi fatura

Qytetarja: Më shkoi I million e 800 mijë. Tani nuk e di ku t’I marr që të laj borxhin. Ky vampire po na e merr gjakun.

Lulzim Basha: Duhet të bëhemi bashkë që më 25 t’i japim fund.

Ne po bëjmë gati  një plan që ata që kanë kaluar COVID-in të marrin ndihmën siç e kanë marrë të gjithë vendet.

Lekët tuaja i ka ruajtur për veten e tij. Ne kemi një plan konkret dhe nuk do ju lemë në baltë. Nuk do ju zhgënjejmë