Një 23-vjeçar që kishte kthyer dyqanin me qira në ambient ku ushtronte shitje të lëndëve narkotike është arrestuar në qytetin e Fierit.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se i riu kishte përshtatur dyqanin për përdorim dhe shitje të Cannabis Sativa dhe në momentin e arrestimin atij i janë gjetur disa doza gati për shitje.

Njoftimi i policisë:

Fier

Vijon puna për evidentimin, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Vihet në pranga poseduesi i lëndës narkotike i cili përshtaste dyqanin për përdorim droge.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë policore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 23 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i tij u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në lagjen “Kryengritja” në dyqanin e marrë me qera nga ana e 23-vjeçarit, ku ushtronte aktivitet tregëtar të pa liçensuar, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa e ndarë në doza gati për shitje.

Po kështu, ky dyqan ishte përshtatur edhe si ambient për përdorimin e lëndëve narkotike.

Materialet procedurale për veprime të mëtejshme do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i të ardhurave dhe tatimeve”.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re