Skip to content

A do vaksinojë jashtë radhe Bashën, Metën dhe Kryemadhin, pasi Berisha refuzoi? Rama: Për mua të lihen në fund fare…

Kryeministri Edi Rama tha se për mendimin e tij politikanët duhet të vaksinohen të fundit fare në radhë.

Teksa u pyet nga gazetarët nëse do të fuste jashtë radhët rivalët e tij politik, Rama e përjashtoi si mundësi, duke thënë se asnjë shtet nuk e ka prioritet vaksnimin e kësaj kategore.

“Unë jam vaksinuar sepse kam bërë të njëjtën gjë që kanë bërë kolegët e mij nëpër botë, nuk është për të siguruar veten, por për të promovuar vaksinimin. Kur vendet e tjera të kenë një skemë për vaksinimin e politikanëve, do ta konsiderojmë edhe ne. Unë them se politikanët duhet të vaksinohen të fundit”, tha Rama.

/faxweb