Skip to content

“E lumtur që u takova me Edi Ramën”, Von der Leyen: E ardhmja e Shqipërisë është Europa dhe negociatat duhet të fillojnë

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas takimit me kryeministrin Rama dje në Bruksel.

Duke u ndalur te negociatat, ajo rikonfirmoi se kushtet jane plotesuar te gjitha nga Shqiperia, kur shkruan se ”Pozicioni ynë është i qartë: E ardhmja e Shqipërisë është Europa dhe negociatat duhet të fillojnë”.

Reagimi i plote:

‘E lumtur që u takova me Edi Ramën. Shqipëria mund të llogarisë mbështetjen e BE për rindërtimin pas tërmetit dhe për të trajtuar pandeminë.

Shpresoj të vizitoj Shqipërinë së shpejti. Ne diskutuam për negociatat e pranimit.

Pozicioni ynë është i qartë: E ardhmja e Shqipërisë është Europa dhe negociatat duhet të fillojnë’!