OSHEE ka njoftuar qytetarët e kryeqytetit se për shkak të remontit të parashikuar tek nënstacioni “Uzina e Traktorëve” do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike gjatë ditës së nesërme.
Zonat të cilat do të kenë stakim të energjisë elektrike në intervalin kohor 09:00-13:00 janë Kodra e Priftit, Shkoza, Kodra e Kokonozëve, Ish Parku Komunal, pallatet pranë Oxhakut te ish- shkolla e Bashkuar dhe Porcelani.
Njoftim për abonentë Tiranë:
Stakim, 3 mars
Për shkak të remontit të parashikuar në disa fidera të NST Uzina e Traktorëve, në datën 3 mars gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:
Kodra e Priftit, Shkozë, Kodra e Kokonozeve,
Ish Parku Komunal, pallatet prane Oxhakut te ish- shkolla e Bashkuar, Porcelani.
/faxweb
