Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetin e tij social facebook një pamje të familjarëve që shoqërojnë të afërmit e tyre të moshuar në “Air Albania” për të marrë vaksinën anti-Covid.
Krahas fotove kryeministri është bërë emocional në këtë prag zgjedhjesh të përgjithshme, duke u shprehur se në ditët e vështira e kuptojmë vlerën e jetës së njëri-tjetrit.
Postimi i plotë: Dashuri në kohërat e vaksinës
Në ditët e vështira e kuptojmë vlerën e jetës e të njëri-tjetrit, si në këto foto ku një nip shoqëron gjyshin, një partner partneren e dekadave, vajza e djali prindërit
Shumë dashuri në këtë galeri fotosh. Kaq duhet!
/faxweb
