Kryeministri Mario Draghi nënshkroi sot dekretin e ri të Presidentit të Këshillit të Ministrave (DPCM) i cili dikton masat për të luftuar pandeminë dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të COVID-19.
DPCM do të jetë në fuqi nga 6 Mars deri më 6 Prill 2021 dhe konfirmon ndalimin tashmë në fuqi të lëvizjes midis rajoneve të ndryshme ose provincave autonome, me përjashtim të udhëtimit për arsye pune, shëndetësore ose nevoje.
“Gjithashtu, shkollat në zonat e përcaktuara me rrezik të lartë, të njohura si zona të kuqe, duhet të mbyllen”, tha ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.
Italia po regjistron sërish rritje të rasteve ditore, rreth 20 mijë raste në ditë, gjë e cila ka shqetësuar autoritetet atje, duke i shtyrë të marrin këto masa. Italia ishte një ndër vendet më të goditura në fillimin e pandemisë vitin e shkuar, ku spitalet ishin pothuajse plot me pacientë.
(E/H/Faxweb.al)
/faxweb
