Skip to content

“Do e ndryshoja situatën për 2 javë”! Halim Kosova flet për COVID: Më vjen të marr Ramën në telefon dhe të ti them ma lër mua

Ish-deputeti i PD-së dhe doktori i njohur Halim Kosova foli sot në Open në Top Channel për situatën e krijuar nga Covid.

“Unë nuk jam njeri që kthehem mbrapa. Më vjen që ta marr në telefon e t’i them Ramës ma lër mua këtë punë e do e ndryshoj për 2 javë. Në Tiranë janë ndarë nga jeta 38 vetë. ‘Vuante nga zemra po e kapi edhe covidi‘ më tha”, tha Kosova.

“Covid  vetë po e drejton deri tani komitetin. Është një armik i fuqishëm dhe bluzat e bardha duhet të mobilizohem, nuk mjafton një komitet. sit në dorë për fat ne kemi.

Ilir Alimehmeti është i vetmi epidemiolog që ka studiuar jashtë e po qëndron në vendin tonë. Sa më afër profesionit të jenë aq më të suksesshëm do të jenë në punën e tyre.

Kur  krijoi Basha komisionin anticovid unë thash që ca e duam në kur është puna e qeverisë. Opozita duhet të ndjekë çfarë mungon dhe situatat emergjente”, tha Kosova.