Skip to content

“Nuk i kam marrë askujt as 1 mijë lekë të vjetra”, preket Halim Kosova: Ja si ma punuan pas krahëve dhe më larguan nga PD

Doktor Halim Kosova ka treguar mbrëmjen e sotme se nga PD-ja ja kanë punuar pas krahëve për ta larguar.

Doktor Kosova tregon sesi Besnik Mustafaj e ka thënë me gjysmë zëri që ai dha dorëheqjen, sepse e dinte që nuk ishte e vërtetë.

Ndër të tjera, ish-Ministri deklaroi se nuk ka asnjë tjetër si ai që të ketë kaluar një jetë në spitalet publike dhe të mos i ketë marrë as 1 mijë lekë dikujt.

“Megjithatë në momentin që ta thonë mendon…’si është e mundur’. Ti të lësh punët e tua dhe të shkosh të japësh kontibutin dhe të shohësh që të kanë sajuar diçka nga mbrapa. Më ka vrarë shumë shpirtërisht me të vërtetë. Edhe i hyra sqarimit. Më kishin skualifikuar, Besniku e ka thënë gjysmë i pezmatuar kur ka thënë që Halim Kosova ka dhënë dorëheqjen, sepse e dinte që nuk ishte e vërtetë. Besnik Mustafaj më ka thënë merre mesazhin tim, nxirre ku të duash. Unë kam votuar për ty më ka thënë, çfarë s’më ka shkuar, e kam këtu.

Nëse ka njeri si puna ime, një jetë në spitalet publike, një mijë lekë të vjetra nuk m’i gjen që t’i ketë marrë….nuk ka. Genci më ka kthyer përgjigje, më ka thënë ‘çfarë pune ke me ne, e ke me Bashën’. Kjo është përgjigjia që më ka kthyer. Njerëzit e dinë shumë mirë se cilat janë duart e pastra.  Janë ftuar lloj e lloj njerëzish, edhe ata që marrin dy mijë euro në ditë rrogë në shtet. Dhe atyre Berisha u thoshte që do t’ua bëj një mijë e dyqind euro rrogën në muaj. Dhe ata dëgjonin”, deklaroi Kosova.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb