Ish-deputeti Halim Kosova ka folur mbrëmjen e sotme edhe për debatitn në distancë që pati me ish-presidentin Bujar Nishani pasi Kosova nuk u përzgjodh për të qenë pjesë e listave për zgjedhjet e 25 prillit.
Kosova thotë se e ka vrarë mendjen se për ccfarë arsye mund t’i ketë mbetur qejfi ish-presidentit dhe tregon se e vetmja gjë mund të jetë fakti që ai ka refuzuar një dekoratë prej tij.
“E kam vrarë mendjen dhe e vetmja gjë që ai e quan konflikt, më thotë kabineti që zoti Nishani ju ka ftuar për t’ju dekoruar. Unë mendoj që është detyrë e çdo mjeku për të bërë punën mirë është detyrë e çdo mjeku. Në 40 vite punë është e pamundur që të shkojnë gjithë rastet mirë. Edhe unë kam raste që nuk kanë shkuar mirë. Edhe unë atë mendova për atë moment që ca do mendojnë ata kur unë po marr atë dekoratë. Ndoshta e mori për ofendim që unë e refuzova dekoratën”, tha Kosova.
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb
