Skip to content

Kurti i përgjigjet Netanyahut: Do të vizitojë Izraelin, do të zgjerojmë bashkëpunimin tonë

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, i ka thyer letrën Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Në letrën e tij Netanyahu e kishte ftuar që si kryeministër të marrë pjesë në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Ndërkohë në përgjigjen e Kurtit, duket se ai e ka falënderuar për ftesën që i ka bërë atij, duke mos përmendur fare çështjen e Ambasadës së Kosovës.

Kurti ka shkruar se e sheh vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve si mundësi për të përforcuar bashkëpunimin politik, ekonomik e kulturor.

Letra e Kurtit:

Kombi jonë historikisht ka respektuar komunitetin hebre. Si kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës, do të isha i nderuar të adresoj çështjet e komunitetit hebre dhe trashëgimisë së vet në shtetin tonë.

Teksa shtetet tona po vendosin marrëdhënie diplomatike, synoj të zgjerojmë e thellojmë bashkëpunimin tonë në të ardhmen.

Faleminderit për ftesën që të vizitoj shtetin tuaj mik, të cilën gjë do ta bëj në një kohë të përshtatshme për të dy palët.