Kryeministri Edi Rama ka falenderuar Vasilika Hysin për ndihmën e dhënë për Reformën në Drejtësi, ndërsa tha se ishte i prekur nga largimi i saj nga jeta politike.
Teksa tha se Hysin e kishte ftuar ai ti bashkohej socialistëve, zbuloi se në fakt shkolla më e mirë e partisë qoftë për të , qoftë për deputeten në largim mbetet Gramoz Ruçi.
“Qoftë ti qoftë unë, Gramoz Ruçin kemi shkollë partie, dhe ai është shkolla më e mirë që ne kemi. Unë jam prekur shumë nga letra jote, pasi jo çdo njeri gjen një mënyrë kaq të mirë për të dalë nga kjo valle, një shembull kaq të mirë që jo të gjithë e kanë dhënë.
E fundit që kam është se është e vërtetë që Reforma në Drejtësi është sot një ngrehinë, dje ishte një ëndërr shumë e guximshme, që në shumë vite askush nuk mund ti afrohej pasi dukej e pamundur. Pastaj u vu një themel, dhe sot është një ngrehinë legjislative, dhe si të gjitha punët e tjera, tashmë është një kantier i madh”, tha Rama.
/faxweb
