Skip to content

Gramoz Ruçi imiton Skënderbeun: Drogën nuk e sollën shqiptarët, e gjetën në mes të Europës

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka imituar Skënderbeun në një konferencë shtypi të mbajtur në përkujtim të 9 Majit, Ditës së Europës.

Frazën “lirinë nuk ua solla unë por e gjeta në mes tuaj”, Ruçi e modifikoi në kontekstin e krimit të organizaur.

Në fjalën e tij, Ruçi është ndalur dhe te skepticizmi i Holandës, për çeljen e negociatave në muajin qershor, për Shqipërinë.

Ai tha se një grup kriminelësh në Holandë nuk mund të cenojnë të ardhmen e Shqipërisë.

 

“Nuk mund ta njollosin Shqipërinë një grusht kriminelësh në Holandë.

Prostitucionin dhe drogën nuk e shpikën shqiptarët, por e gjetën në Europë.

Kanabisi është një njollë e zezë për Shqipërinë, por fara a kanabisit dhe teknologjia vjen nga Holanda.

Edhe tregu i shitjes së kanabisit është Holanda”, tha ai.