Skip to content

Gjendet pa shenja jete 72-vjeçari në Vlorë, policia shqyen derën dhe sheh që…

Një 72-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Vlorë. Burimet zyrtare bëjnë me dije se i moshuari dyshohet se është vetëvarur në banesën e tij.

Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot,rreth  orës 13:10, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, dyshohet se është vetëvarur në banesën e tij shtetasi H. A., 72 vjeç.

Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb