Taulant Gjikaj, është 31-vjeçari i ekzekutuar mesditën e sotme në rrugën “Transballkanike” në Vlorë. Ai u qëllua me breshëri plumbash nga një i ri i cili ka dalë nga një makinë duke qëlluar drejt tij. Gjikaj u dërgua menjëherë në spital por nuk mundi të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.
Në lidhje me këtë ngjarje është ndaluar një person i cili dyshohet të ketë lidhje me ngjarjen, ndërkohë policia njoftoi se po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit.
