Skip to content

FOTO/ Kush është personi me rrezikshmëri të lartë që u ekzekutua në zemër të Vlorës, pjesëmarrës në përplasjen me armë mes bandave në 2017-ën

Qyteti i Vlorës u trondit para më pak se një ore nga një atentat mafioz në rrugën Transballkanike, ku u ekzekutua me breshëri automatiku një 31-vjeçar i identifikuar si Taulant Gjikaj. FaxNews mëson se i riu kishte ka dy mbiemra, dhe ai njihej ndryshe si Taulant Beqiraj një person me precedent të mëparshëm penal dhe rrezikshmëri të lartë. Beqiraj është arrestuar për amëmbajtje pa leje por i ka shpëtuar drejtësisë. Gjithashtu emri i tij përfshihet dhe në përplasjen me armë mes dy bandave në qendër të qytetit në vitin 2017.

Beqiraj u vra pak minuta më parë në qytetin e Vlorës, në afërsi të Gjykatës së Apelit, ndërsa burime bëjnë me dije se është ndaluar një prej autorëve të dyshuar.

Burimet bëjnë me dije se autori i dyshuar është ndaluar në afërsi të rrugës që të çon në Pyllin e Sodës, ndërsa Policia ka ngritur postoblloqe në disa zona të qytetit, për të bërë të mundur identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë krim të rëndë. (Lexo edhe ketu lajmin) 

/faxweb