Skip to content

Pasi rrahu ‘barbarisht’ gruan, 44-vjeçari nga Tiranë kanos policët që donin ta arrestonin

Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme një 44-vjeçar, i cili u kap në flagrancë duke dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij. Gjatë shoqërimit në polici 44-vjeçari ka kanosur dhe punonjësit e policisë dhe nuk i është bindur urdhërit të tyre.

Materialet hetimore për këtë rast i kaluan prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. Gj., 44 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu, ky shtetas gjatë shoqërimit ka kanosur punonjësit e policisë së rendit publik dhe nuk i është bindur urdhrit të tyre.

/faxweb