Numri i lartë i aksidenteve vijon të mbetet një nga problematikat kryesore të Policisë Rrugore. Në dy muajt parë të 2021-it janë shënuar 248 aksidente, me pasojë 38 të vdekur.
Për shkak të tyre, 286 persona kanë mbetur të lënduar. 24 në gjendje më të rëndë, shkruan ABC News.
Vetëm në javën e fundit të muajit që lamë pas, në të gjithë vendin u shënuan 12 aksidente që shkaktuan edhe më shumë viktima. 9 persona humbën jetën dhe 11 të tjerë morën plagë në trup.
Për specialistët e policisë, shkak i këtyre aksidenteve ka qenë shpejtësia tej normale të lejuara
Sipas policisë, të lënduar në disa aksidente kanë qenë më së shumti këmbësorët. Ata janë përplasur në viza të bardha e në trotuare.
Për shkak të numrit të lartë të aksidenteve, ditët e fundit Policia Rrugore ka ndërmarrë një plan masash.
Në terren kanë zbritur oficerë civil, ndërsa kontrolle po kryhen edhe me dronë.
Janar-shkurt 2021:
– 248 aksidente
– 38 viktima
– 286 të plagosur
