Skip to content

“Dibran nga rrënjët por dritën e diellit e pa në Kavajë”, Rama homazhe në facebook për Agim Krajkën: Spikati me këngë të rrezikshme tingujsh të lehtë

Postimi i plotë: AGIM KRAJKA që në sytë tanë i dha emrin e tij firzamonikës, iku sot në banesën e fundit.

Dibran nga rrënjët por dritën e diellit e pa në Kavajë, 84 vjet më parë, me firzamonikën e të atit pranë djepit.

Ajo firzamonikë e pandarë nga kraharori u bë e pandashme nga personaliteti i tij krijues, i cili spikati me këngë të rrezikshme tingujsh të lehtë në atmosferën e rëndë të marsheve komuniste dhe me variacione marramendëse në skenat e këngës popullore.

Nuk e di nëse ka pasur një kompozitor tjetër që të jetë fishkëllyer aq shumë sa Agim Krajka në buzët e të dashuruarve të botës së djeshme shqiptare pa youtube e as telefon inteligjent, po nuk besoj të ketë ndonjë nga banorët e asaj bote që sot nuk ka ndjerë një therje në zemër për shuarjen e burimit të atyre fishkëllimave.

U prehtë në paqe

/faxweb