Skip to content

Makina del nga rruga tek ‘Ura e Zvezdës‘ në Korçë, raportohet për të plagosur

Ilustruese

Një automjet ka dalë nga rruga tek ‘Ura e Zvezdës’ në Korçë.

Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar tre persona, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Burime bëjnë me dije se personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/faxweb