Skip to content

“Do të thosha një batutë por kam hallin e Metës”, Fevziu dhe Kryemadhi “kapen”me fjalë në emision

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar mbrëmjen e sotme në studion e Opinion,  po denoncon atë që ajo më herët e ka cilësuar si afera më e madhe korruptive e 100 viteve, dhe që ka të bëjë me tenderin e incerenatorit.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishin batutat në fillim të emisionit mes Kryemadhit dhe Feziut, ku kryetarja e LSI e falenderoi për mbajtjen e fjalës pasi zakonisht sipas saj burrat nuk e mbajnë fjalën.

Monika Kryemadhi: Mirmbrëma Fevzi dhe të përgëzoj, faleminderit që më ftove se burrat zakonisht s’e mbajnë fjalën

Blendi Fevziu: Do të të thosha një batutë por kam hall se mos mërzitet Ilir Meta.(F.M/Faxweb.al)

/faxweb