Subscribe

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, ish deputeti i PD-së, Klevis Balliu është përplasur me aktivisten Brizida Gjikondi lidhur me Reformën në Drejtësi. Gjikondi u shpreh se pastrimi i gjyqësorit ishte i nevojshëm pasi vetëm në këtë mënyrë mund të pastrohet edhe politika.

Brizida Gjikondi: Berisha, Meta kanë patur gjyqtarë të tyre personalë, që i zgjidhnin, që pastaj t’i shërbenin

Klevis Balliu: Kush e tha këtë?

Brizida Gjikondi: Nuk shpif unë. S’kam patur ndonjëherë pushtet, as s’kam ndërmend të kem. Unë po them që politika ka patur zgjatimet e saj në gjyqësor. Pa pastruar gjyqësorin, nuk mund të pastrosh politikën dhe ka qenë rruga më e mençur. Prandaj është tërbuar dhe Meta dhe Berisha. Se gjyqtarët që ka zgjedhur Meta dhe Berisha kurrë nuk mund të dënojnë pronarë të tyre.

Klevis Balliu: Në kohën e Berishës, kriminelët nuk nxirrnin kokën nga dritarja, kurse sot të vret në krah të Kryeministrisë në mes të ditës. Çfarë drejtësie tregojmë?

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re