12 persona janë shoqëruar nga ana e Policisë së Vlorës, si të dyshuar për vrasjen e 31-vjeçarit Taulant Gjikaj, i cili më herët kishte mbajtur dhe 2 mbiemra të tjera. Policia ka bërë kontrolle në dhjetra banesa, ndërkohë që janë shpallur në kërkim 2 persona.
Gjikaj u ekzekutua mesditën e djeshme pranë rrugës Transballkanike në Vlorë, në afërsi të Gjykatës së Apelit, me breshëri kallashnikovi, ndërkohë që Fax News ka siguruar dhe pamjet e momentit të vrasjes, të cilat mund ti shihni në videon e mëposhtme.
Forcat policore mundën të arrestonin menjëherë pas ngjarjes së rëndë 44-vjeçarin Hans (Andi) Jonuzaj të cilit iu sekuestrua një armë automatike në makinë, si dhe shpallën në kërkim bashkëpunëtorët e tij.
Në dëshminë e parë para hetuesve, i arrestuari Hans (Andi) Jonuzaj ka mohuar autorësinë. “Nuk e kam kryer unë krimin” mësohet të ketë thënë 44-vjeçari, i cili ka disa biznese në qytetin bregdetar.
Mësohet se pista kryesore mbi të cilën po hulumtojnë hetuesit është ajo e prishjes së pazareve të drogës.
Viktima është një person me precedent të mëparshëm penali, i arrestuar për armëmbajtje pa leje gjatë një konflikti me armë mes bandave në qytetin e Vlorës në vitin 2017.
Pas kqyrjes së vendit të ngjarjes ditën e djeshme 31-vjeçarit të ndjerë i është gjetur në brezë një armë zjarri tip pistoletë.
(E.K/Faxweb.al)
/faxweb
