Skip to content

Kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti për ditën e enjte parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore.

Në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore do të ketë prezencë mjegullinës lokale.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim 1-5m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 3/16 diell

Kukës 1/12 diell re

Lezhë 5/18 diell

Dibër 0/13 diell re

Durrës 5/18 diell

Tiranë 4/19 diell

Elbasan 4/18 diell

Berat 0/18 diell

Vlorë 5/17 diell

Korçë 0/11 diell re

Gjirokastër 0/16 diell

Sarandë 6/19 diell.