Është shoqëruar me efektiv policie drejt KLGJ-së gjyqtarja Enkelejda Hoxha, e cila do të përballet me kërkesën e ILD-së për shkarkimin e saj. Hoxha u arrestua në 11 Shkurt nën akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, pasi sipas SPAK dhe GJKKO ka liruar nga burgu në shkelje të rregullave disa personazhe të njohur të botës së krimit.
Siç mund të shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Fax News, gjyqtarja është shoqëruar me makinën e policisë së burgjeve, drejt ambienteve të KLGJ-së , ndërkohë që shihet me pranga në duar, duke refuzuar çdo koment për gazetarët e pranishëm.
Vijon…
/faxweb
