Skip to content

Albin Kurti vijon fushatën elektorale në Shqipëri, shfaqet në Gjirokastër

Kandidati për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kreu i Lëvizjes Vetëvendosje vijon përfshirjen në fushatën elektorale në Shqipëri.

Mëngjesin e sotëm ai ishte në Gjirokastër në mbështetje të kandidatit për deputet të Vetëvendosjes në këtë qark, Kreshnik Merxhani.
Albin Kurti vendosi kurora me lule në shtatoren e Çerçiz Topullit.

Kujtojmë se dje Kurti prezantoi kandidatin e Vetëvendosjes në Tiranë, Boiken Abazi, ndërsa theksoi se kjo lëvizje ka synim sigurimin e votave të shqiptarëve të pakënaqur.