Një 30-vjeçar shqiptar e ka pësuar keq pasi është arrestuar në një stacion treni në Gjermani dhe filloi të shante oficerët. I riu me origjinë nga Kosova kishte marrë trenin nga Lohne në Osnabruck të Gjermanisë dhe mbërriti atje rreth orës 13:32.
Pasi treni ka mbërritur në stacionin e fundit, shqiptari ka refuzuar të zbresë nga treni duke detyruar që të ndërhyjë policia. Por sërish ai është treguar rezistencë duke i shoqëruar në komisariat për verifikim. Gjatë rrugës ai i ka ofenduar dhe sharë në gjuhën shqipe oficerët, duke mos e ditur që njëri prej tyre kuptonte gjuhën shqipe.
Tashmë përveç hetimit për shkelje dhe rezistencë ndaj oficerëve, ndaj shqiptarit rëndon gjithashtu dhe akuza për fyerje.
(R.G/Faxweb.al)
/faxweb
