Është shtyrë seanca në KLGJ për shkarkimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha, për shkak se magjistratja ka kërkuar kohë për mbrojtjen e saj. Kryetarja e KLGJ-së Llagami u shpreh se magjistratja ka të drejtën e saj për tu mbrojtur, dhe iu la dhe një javë kohë në dispozicion për të paraqitur provat.
Pjesë nga diskutimi:
Llagami: KLGJ vendos të mospranojë kërkesat e avokatit për thirrjen e dëshmitarëve dhe marrje provash pasi ajo që pretendohet të provohet me prova nuk ka lidhje me objektin e hetimit disiplinor. Vendimi është unanim.
Enkelejda Hoxha: Kërkoj kohë të përgatis parashtrimin tim mbi këtë procedim disiplinor.
Avokati Visha: Magjistratja ka të drejtë …paragjykim i cështjes
Metani: Nuk shoh realisht arsye ligjore për shtyrje sepse avokati ka qenë prezent në cdo seancë dhe ka bërë parashtresën dhe ka paraqitur pretendimet në emër të klientes së tij. Por në kuadër të respektit të gjendjes në të cilën ndodhet magjistratja, tentoj të jem mirëkuptues ndaj kërkesës së saj dhe shprehem pozitivisht, por jo më shumë se disa ditë shtyrja.
Llagami: Duke respektuar të drejtën e magjistrates për t’u mbrojtur.
Gjyqtarja Enkelejda u përball = me kërkesën e ILD-së për shkarkimin e saj, hetim i nisur fillimisht për lirimin e Hekuran Billës i cili u ekzekutua në Tiranë pas daljes nga burgu.
Hoxha u arrestua në 11 Shkurt nën akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, pasi sipas SPAK dhe GJKKO ka liruar nga burgu në shkelje të rregullave disa personazhe të njohur të botës së krimit, përfshirë Indrit Doklen, Admir Tafilin apo Ilir Pajën.
Siç mund të shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Fax News, gjyqtarja është shoqëruar me makinën e policisë së burgjeve, drejt ambienteve të KLGJ-së , ndërkohë që shihet me pranga në duar, duke refuzuar çdo koment për gazetarët e pranishëm.
Dy ditë më parë ishte Gjykata e Apelit të Posaçëm që vendosi kundër lehtësimit të masës së sigurisë për Hoxhën, duke e lënë atë në burg, pavarësisht kërkesës së palës mbrojtëse, pasi gjyqtarja ka në kujdestari dy fëmijë të mitur njëri prej tyre autik.
Babai i gjyqtares shprehet se në akuzat ndaj vajzës së tij nuk ka asgjë të vërtetë, dhe se hetimet fillimisht duhet të nisin nga drejtuesit e burgjeve, që përpilonin shkresat për lirimin e të dënuarve.
Sipas tij gjendja e tyre ekonomike dhe shëndetësore është e vështirë, dhe vajza e tij që akuzohet për korrupsion, në fakt fle në një krevat druri së bashku me djalin e saj të sëmurë.
(E.K/Faxweb.al)
/faxweb
