Skip to content

Miratimi i Rezolutës së PE-së ku kërkohet dënimi i blerësve të votës, reagon Balla: Nuk ka më as kushte dhe asnjë detyrë të papërmbushur

Postimi i plotë i Ballës: Sapo falenderova përmes një telefonate Raporteren për Shqipërinë zonjën Isabel Santos, teksa Komiteti i Politikës së Jashtme i Parlamentit Europian miratoi në parim (vazhdon votimi i amendamenteve – online) Raportin e përgatitur nga eurodeputetja Santos, ku i kërkohet Këshillit Europian “mbajtja pa humbur kohë e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare me Shqipërinë”, duke rikonfirmuar vlerësimin shterues të Komisionit Europian se Shqipëria nuk ka më as kushte dhe asnjë detyrë të papërmbushur që të lidhet me Konferencën.

Raporti do të miratohet në seancën plenare të javës së fundit të marsit.

/faxweb