Pritjes dy vjeccare për të parë trajnerin italian Maximillian Allegri të drejtojë një skuadër sërish me shumë gjasa do t’i vijë fundi këtë verë.
Këtë lajm e konfirmon vetë agjenti i trajnerit italian, Giovanni Branchini, i cili thotë se tashmë Allegri është cclodhur dhe është shumë i uritur për t’u rikthyer. Ai shton se një numër i madh klubesh janë interesuar për të, por që deri tani nuk ishin marrë në konsideratë.
“Ai është shumë i relaksuar dhe pas kësaj periudhe pushimi, e cila në fillim ishte e këndshme, ai është i etur të kthehet atje. Sidoqoftë, ai është duke pritur për një projekt që e bind atë. Deri më tani, kjo nuk ka ndodhur ende”, tha Giovanni Branchini për “1 Station Radio”.
Skuadra e fundit që ka drejtuar Allegri është Juventusi, me të cilët bashkëpunoi nga viti 2014 deri në vitin 2019. Ndër të tjera, italiani arriti të fitonte në stolin bardhezi 5 herë kampionatin, si deh ët shkonte dy herë në finalen e Champions League, por pa arritur të triumfojë.
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb
