Skip to content

Aksidenti me tre viktima në Tiranë, Policia arreston shoferin në ambientet e spitalit. Dy prej të vdekurve vëllezër

Policia e Tiranës ka vënë në pranga të riun që drejtonte mjetin që u aksidentua mbrëmjen e djeshme në afërsi të Kodër Kasharit, ku për pasojë vdiqën 3 pasagjerët në makinë.

Zija Stefanescu(Murati) 20 vjeç, i cili u dërgua edhe vetë në gjendje të rëndë në spital, është arrestuar për shkak se ka qenë duke e drejtuar mjetin në shkelje të rregullave të qarkullimit, në momentin kur humbi kontrollin dhe u përplas me murin e një banese.

Mësohet se viktimat janë: Ismail Sulaj 66 vjeç, Belul Sulaj 63 vjeç (vëllezër me njëri tjetrin), dhe Dashamir Dema 50-vjeç, të cilët kanë humbur jetën në vend si pasojë e përplasjes së fortë.

Burimet saktësojnë se tre viktimat dhe drejtuesi i mjetit kanë qenë të afërm me njëri-tjetrin, ndërsa tre prej tyre kanë qenë dhe banues në zonën e Kasharit,

Siç shihet dhe në foton e mëposhtme të siguruar nga Faxweb.al mjeti që drejtohej nga Murati ka marrë dëmtime të shumta, ndërkohë që vijojnë hetimet për shkaqet e aksidentit.

Vijojnë hetimet lidhur me këtë aksident me pasoja tragjike, ndërkohë që Muratit i është komunikuar masa e arrestit në ambientet e spitalit të Traumës.

EMRAT/ Kush janë 3 personat që humbën jetën në aksidentin e rëndë në Kodër-Kashar, drejtuesi i mjetit në gjendje të rëndë (Foto)

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb