Skip to content

Celibashi kërkesë ministrisë së Brendshme: Të shtyhet afati për ID që skandojnë më 25 prill

Pas presidentit Ilir Meta, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi shkruan në një postim në rrjetet sociale se i ka kërkuar ministrisë së Brendshme, shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit biometrik.

“Me qëllim ushtrimin e të drejtës së votës nga qytetarët, të cilëve në #25Prill2021 u bëhet i pavlefshëm dokumenti i identifikimit biometrik, KQZ i ka kërkuar Ministrisë së Brendshme shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit biometrik. @PuneteBrendshme”– shkruan Celibashi në rrjetet sociale.

Me qëllim ushtrimin e të drejtës së votës nga qytetarët, të cilëve në #25Prill2021 u bëhet i pavlefshëm dokumenti i identifikimit biometrik, KQZ i ka kërkuar Ministrisë së Brendshme shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit biometrik.@PuneteBrendshme

— Ilirjan Celibashi (@ICelibashi) March 5, 2021